Gjej Pro - Cfare Eshte

Gjej Pro është një platformë që lidh klientët me profesionistët e shërbimeve të shtëpisë dhe ndërtimit. Këtu mund të postoni projekte, të gjeni ekspertët më të mirë dhe të siguroni pagesa të garantuara përmes sistemit escrow.

Regjistrimi është i thjeshtë:

  • Nëse jeni klient, krijoni një llogari, postoni një projekt dhe prisni ofertat nga profesionistët.
  • Nëse jeni profesionist, krijoni një llogari, plotësoni profilin tuaj dhe aplikoni për projekte që përputhen me aftësitë tuaja.

Po, krijimi i një llogarie si klient apo profesionist është falas.

Nëse ka një mosmarrëveshje mes klientit dhe profesionistit, platforma ofron një sistem ndërmjetësimi për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të dyja palët.

Gjej Pro ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:
✅ Lyerje dhe suvatim
✅ Riparime dhe ndërtim
✅ Instalime elektrike dhe hidraulike
✅ Punime me dru dhe mobilje me porosi
Dhe shumë më tepër!

Për Profesionistët

Regjistrimi është i lehtë dhe falas! Ndiq këto hapa:

  • Tek forma e Rregjistrimit, zgjidh Freelancer.
  • Krijo një llogari dhe plotëso profilin me informacionin tënd profesional.
  • Zgjidh shërbimet që ofron.
  • Apliko për projekte që përputhen me aftësitë e tua.

Regjistrimi dhe aplikimi për projekte është falas. Aktualisht platforma nuk mban pagesa, pra është tërsisht falas.

Për të rritur mundësitë për të marrë projekte:

  1. Krijo një profil të plotë dhe tërheqës.
  2.  Përgjigju shpejt dhe profesionalisht ndaj projekteve.
  3.  Mbaji vlerësimet dhe komentet pozitive duke ofruar punë cilësore.
  4.  Komuniko qartë me klientët dhe sqarohu për të gjitha detajet përpara se të nisësh një projekt.

Për Pronarët e Shtëpive/Klientët

  • Posto një projekt me përshkrim të detajuar të punës që ke nevojë.
  • Prano oferta nga profesionistët dhe shqyrto profilin e tyre.
  • Përdor vlerësimet dhe komentet për të zgjedhur profesionistin më të mirë.

Nëse ndodh një mosmarrëveshje:

  • Klienti mund të kërkojë ndërmjetësim nga platforma.
  • Pagesa nuk lëshohet tek profesionisti deri sa puna të përfundojë sipas marrëveshjes.
  • Ekipi i mbështetjes ndihmon për të gjetur një zgjidhje të drejtë për të dyja palët.